Zihen për kujdestarinë e qenve, Banderas e Griffith nuk tolerojnë
Pas 18 vitesh martesë së bashku, Banderas e Griffith tashmë po zihen edhe për kujdestarine e tre qenve të tyre.

Çdo gjë mes tyre është shuar, ndërsa nuk pritej ky reagim mes aktorëve. Pas divorcit që ka çuditur të gjithë fansat e tyre,
Antonio Banderas dhe Melanie Griffith tashmë nuk po gjejnë një marrëveshje për kujdestarinë e tre qenve të tyre.

Ata duhet të arrijnë në një kompromis për të marrë kujdestarinë e tre qenve të shtëpisë, një terrier dhe dy qen pastorë (vëlla e motër), të cilët janë adoptuar vitin e kaluar nga çifti.

Në sajtin Tmz thuhet se: “Sipas zërave të ndryshëm, pronarja dhe kujdestarja më e mirë është Melanie. Për të, ata qen janë gjithçka”. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2014, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori