Zien rrjeti: Meghan Markle vesh numër më të madh këpucësh
Të gjithë e adhuruan veshjen e Dukshës së Sussex-it në Royal Ascot. Kapelja që ajo mbante ishte e mrekullueshme, edhe këpucët e zeza me majë po ashtu …prit pak …këpucët? A nuk ju duken edhe juve sikur i rrinë të mëdha?

Në fakt i rrinë më të mëdha dhe kjo nuk është hera e parë që Meghan vesh këpucë që i ka një numër më të madh. Të njëjtën gjë bëri edhe kur shpalli fejesën me Harry-n, por edhe në raste të tjera. Dhe ka një arsye pse ajo bën një zgjedhje të tillë çdo herë. Sipas ekspertes së modës, Harriet Davey, personazhet e njohur i veshin këpucët më të mëdha në tapetin e kuq apo në evenimente të tjera, për një arsye që e vuajmë të gjithë, flluskat e dhimbshme që dalin në këmbë shkruan class.

“Nuk ka asgjë më të keqe se këpucët e parehatshme dhe njerëzve të famshëm ju duhet të veshin taka për një periudhë të gjatë, gjë që mund të sjell enjtjen e këmbëve. Enjtja shkakton flluska dhe irritim të këmbës, prej të cilave vuan prej kohësh edhe adhuruesja më e madhe e takave Victoria Beckham”, -është shprehur Harriet.

Por si ia del Meghan të eci me to?

Sipas Harriet, një trik që bëhet në këto raste është: Merret pak pambuk dhe vendoset në mes të gishtërinjve. Kjo bën që këmba të ketë nevojë për më shumë hapësirë në këpucë.

Tani e gjetët një zgjidhje si të shpëtoni nga flluskat dhe dhimbjet e këmbëve!
Shtuar më 23/06/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori