Zhveshja e Oltës tek Ermali, irritohen ndjekësit: Kjo është pornografi (FOTO & VIDEO)

Pas suksesit në skenat hot në teatër me Arben Derhemin, Olta Gixhari shkaktoi zhurmë të shtunën e kaluar me zhveshjen spektakolare në “Xing pa Ermalin”. Aktorja, e veshur me këpucë të kuqe dhe një kostum burrash, pa asnjë kompleks, bëri një zhveshje provokuese mbi tavolinën e moderatorit Mamaqi, pasi ai i bëri troç në ekran pyetjen: “A vesh, apo nuk vesh brekë?”

Më pas ajo zbriti nga tavolina, duke bërë një kërcim hot me balerinin e “Tv Klan”. Të qeshurat nuk munguan, që në momentin që Olta hyri në skenën e “Xing”, pasi u ndje kimia në komunikimin me Mamaqin. Aktorja zbuloi edhe një surprizë për publikun, duke treguar se do të pjesë e jurisë së re të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, në panel me Arian Çanin dhe Alma Bektashin, shkruan "Panorama".

Por kjo intervistë e Oltës me Mamaqin pati reagime të ashpra në YouTube. Përveç faktit që interesi ka qenë i madh për të parë këtë performancë të saj televizive, ka pasur shumë komente, ndërsa thuhej: “Më mirë porno se ky emision i Ermal Mamaqit. Çfarë ka pornografia më shumë se kaq?”

Një komentues shkruante: “Gjysma e publikut kanë hyrë në YouTube ta shohin që të masturbojnë”, ndërsa një tjetër sugjeronte: “O Ermalo, plako kur të keni këto skenat me Oltën, t’ia vendosësh të paktën atë +18 të shkretën se ka fëmijë që e shikojnë”.

Gjithsesi, nuk kanë munguar komplimentet për aktoren, të tipit: “Shumë femër tip kjo Olta, përveç që është seksi, është edhe goxha e zgjuar”.

Olta: 1 vit single, s’kam jetuar kurrë me mashkull në shtëpi

Ermal Mamaqi: ǒlloj femre je ti? Je nga ato femra që po t’u hapësh derën ta marrin për ofendim, apo je ajo princesha e babit që s’flet me njeri?

Olta Gixhari: Po të ma hapin derën, nuk mërzitem fare. Jam edhe kështu, ndonjëherë. Ja, shkoj i takoj çdo fundjavë në shtëpi.

Ermal Mamaqi: Olta, ti jeton vetëm?

Olta Gixhari: Po, unë vetëm kam jetuar gjithë jetës. Nuk kam jetuar kurrë as me shoqe në shtëpi, as me mashkull.

Ermal Mamaqi: Olta, ti je single?

Olta Gixhari: Po pra, po, se më çmende. Kam shumë kohë, më shumë se një vit.

Ermal Mamaqi: Andej nga teatri ç’bëhet? Si quhet vepra e fundit? Ti kishe disa skena të nxehta aty.

Olta Gixhari: Po, ja i ndaluam disa për shkak të të ftohtit. “Opera për tri grosh”. Ishte një puthje e vogël me Arben Derhemin.

Ermal Mamaqi: A merr ndonjë lekë te “You Face Sounds Familiar”, meqë do të jesh pjesë e jurisë?

Olta Gixhari: Ai është një spektakël i qëndisur mirë dhe gjithçka është shumë e bukur, përpos parave.

Ermal Mamaqi: Ti je aktore e brendshme apo e jashtme në teatër? Do të ikësh nga këtu?

Olta Gixhari: E brendshme. Nuk kam dëshirë të rri më këtu. Shqipëria është bërë shumë e bukur vitet e fundit, por nuk ka më asnjë mundësi, gjërat po ngushtohen.

Shtuar më 21/01/2017, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori