Zhduket aktori Nick Stahl
Aktori i “Terminator 3”, Nick Stahl, është zhdukur, dhe gruaja e tij e ka paraqitur rastin në polici.

Herën e fundit gruaja e ka parë më 9 maj – transmeton TMZ. Ka të tillë që thonë se aktorin e kanë parë në rajonin Skid Row në L.A. me disa persona mjaft të dyshimtë.

Stahl në muajt e fundit ka pasur probleme me përdorimin e drogës.

Në shkurt gruaja e tij e kishte paraqitur në gjykatë për shkak të përdorimit të drogës. Ndërsa besohet se zhdukja e tij është lidhur pikërisht me këtë shprehi të keqe.

Shtuar më 17/05/2012, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori