Zhaku hakmerret: Nxjerr të palarat e personazheve VIP
E ka ndier veten si ajo gota që pasi mbushet mirë, fillon e derdhet. Është 30 vjeç, dhe ndaj ka vendosur t’i dedikojë një libër vetes, ku pasqyrohet gjysma e jetës së saj dhe përplasja me njerëzit e tjerë.

Autobiografia e Inida Gjatës (Zhakut) titullohet “Trimnika”, ku ajo si personazhi kryesor, e vetëquajtur në libër Nika (Trimëreshë), të “shërbejë” si një libër i hapur për të gjithë ata që e duan dhe ata që e kanë inat, për miqtë që tashmë i ka armiq të përbetuar, persona që janë në rrethin e medias televizive dhe artistëve, shkruan Panorama.

Të gjithë të njohur dhe persona publikë, me të cilët ajo ka ndarë dikur miqësi e bashkëpunime artistike, por që tani për arsye të ndryshme i janë vënë kundër. Shkak për këtë rrëfim personal nga jeta e saj është bërë eksperienca e fundit e vajzës së njohur të ekranit në “VIP Shpija” në Kosovë, nga e cila doli me shumë bujë dhe keqkuptime.

“E luftuar pabesisht dhe e anatemuar nga persona të rëndësishëm të medias e më gjerë, ndaj të cilëve vendosa të hakmerrem me këtë libër”, shkruan Zhaku në sqarimin e saj në fund të librit. Ajo është heroina kryesore e historisë, një ndërthurje e realitetit me fantazinë, ndërsa pohon se bëhet fjalë për një cikël të përmuajshëm botimesh, ku në botime të tjera do të rrëfehen në mënyrë satirike të vërteta të hidhura”, shkruan ajo. Zhaku flet në faqet e këtij libri se si Flori Mumajesi nuk ia kishte dhënë kurrë paratë e teksteve, se si Kastro Zizo i kishte vjedhur këngën “Doruntina”, borxhet në shtet, ndërsa kishte ndodhur një keqkuptim meqë një aktivitet i saj ishte regjistruar gabimisht si sh.p.k., thashethemeve të Albana Osmanit në hotel për Shkëndije Mujajn, për lidhjet e saj me sheikë, dhe trajtimin si lodër seksi të këngëtares nga producentët dhe drejtuesit e “VIP Shqipja”.

Çdo rrëfim ajo e ka ilustruar me skica dhe karikatura mbi personazhet, ku mes tyre përmendet dhe nëna e Zhakut, aktorja Ermira Gjata, e cila kur mori vesh se vajza e saj do hynte në një show të tillë, i tha se do të vetëflijohej.

Në këtë rrëfim, ajo boton edhe bisedat personale me disa personazhe të njohur, mes të cilave veçohen ato me Kastro Zizon dhe Dr. Florin.
Shtuar më 06/01/2013, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori