Këngëtarja Inida Gjata ka hequr dorë nga Festivali i Këngës
Magjike. Ka qenë vet
Zhaku ajo që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një statusi në Facebook.
"Po ju bëj me dije se për shkak të disa angazhimeve të programuara më parë, ne nuk do mund të vazhdojmë konkurrimin në Kënga
Magjike, megjithatë e falenderojmë shumë Arditin dhe stafin e tij për mundësinë e promovimit të këngës “
Aman Aman” . I uroj suksese miqve të mi që marrin pjesë në këtë konkurs dhe veçanërisht Rozi Radit, kënga e së cilës më ka ngel në mendje dhe interpretimi i saj rrëqethës”, ka shkruar
Zhaku.
Zhaku ka pohuar se këtë vit do të marr pjesë në reality shoun, “Vip Shpia”, që organizohet në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2012,
ora 16:42