Zeta-Jones nuk e heq unazën e Douglas (FOTO LAJM)

Pas ndarjes nga aktori Michael Douglas duket se Catherine Zeta-Jones nuk ndihet edhe aq mirë. Këtë e tregon dhe pamja e saj e pikëlluar. Ajo është fotografuar për herë të parë pas lajmit të ndarjes ditën e djeshme kur po dilte nga kisha, ndërkohë që po tymoste një cigare.

Aktorja po qëndron e vetme duke reflektuar për gjithçka që ka ndodhur me jetën e saj së fundmi. Ndërkohë që ka rënë në sy unaza e martesës të cilën Zeta-Jones e mban akomagisht.

Douglas nga ana e tij e ka mohuar ndarjen me aktoren duke pohuar se martesa e tyre nuk ka asnjë krizë, por është thjesht një periudhë pushimi në çift. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori