Zerka e tha publikisht: Samanta nuk e meriton famën që ka!
Young Zerka gjatë një lojë në Shiko Kush Luan, zgjodhi Samanta Karavellën si këngëtaren që nuk e meriton famën që ka.

Në internet nuk dokumentohet ndonjë debat mes Zerkës dhe Samantës, megjithëse mendimi i tij për këngëtaret duhet të jetë ndikuar nga debati i kësaj të fundit me Ronela Hajatin, që përflitet se është në një lidhje me Young Zerkën prej më shumë se katër vitesh.

Në tetor të 2015-s, në “Oktapod”, Hajati foli për prishjen e miqësisë me Samantën. "Samanta nuk më ka zhgënjyer", pohoi Ronela. “Ne nuk jemi më shoqe bashkë sepse ndoshta Samanta është shumë e mirë për mua."

Në mars të një viti më parë, në “Pop Culture", Samanta foli ndër të tjera edhe për prishjen e miqësisë mes tyre.

“Në lidhje me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time,” tha ajo. “S’më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston më. Më pëlqejnë miqësitë e pastra.”

Shtuar më 03/11/2019, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori