"Zemrën ta mora", kaq sensuale nuk e keni parë asnjëherë Greta Koçin (FOTO LAJM)

Greta Koçi është shfaqur mjaft tërheqëse në fotot e fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Këngëtarja ka ndarë disa momente nga seti i fundit fotografik, ku shfaqet e kuruar deri në detaje me fustanin ngjyrë rozë në natyrë me të cilin ngjan mjaft sensuale.

“Kur më pe, zemrën ta mora”, ka shkruar Greta krah postimit ku nuk kanë munguar komplimentet e shumta nga fansat e saj.

Nuk dihet nëse ky shkrim lidhet me ndonjë projekt të ardhshëm të Gretës apo me jetën e saj private, megjithatë këtë mund ta zbulojë vetë ajo në postimet e radhës.

Kujtojme se projekti i fundit muzikor që Koçi ka sjellë ka qenë “Lum kush mka”, i cili u prit mjaft mirë dhe u kthye menjëherë në hit.
Shtuar më 20/08/2020, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori