Lëvizte me armë, arrestohet në qendër të Burrelit 22-vjeçari

Foto ilustruese

Një 22-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në brez, është arrestuar në qendër të Burrelit.

Policia bën me dije se në kudaër të operacionit “Fokus”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 225-vjeçarit, I.R, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftim policie

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Me armë zjarri në brez, kapet në qendër të qytetit të Burrelit dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Tirana.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe 10 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 19.08.2022 09:44