Zbuloni sa pikë vlerësoi Shqipëria këngën fituese të "Eurovision''
Festivali Europian përfundoi dhe fitues u shpall Hollanda. Kombinimet 50/50 mes votave të jurive profesioniste dhe publikut nxorrën fitues këngëtarin Duncan Laurence me 492 pikë në total.

Si gjithmonë debatet online në kontinent janë për votimet respektive ashtu si në mediat online e rrjetet sociale komentohen pikët që mori Jonida Maliqi. Ajo që ra në sy ishin pikët jo të shumta që mori 'Ktheju tokës' nga juritë profesioniste, gjykuar nga pritshmëritë e larta rreth këngës sonë, kompozicionit e zërit unik.

Në mediat online u prezantua juria përbëre nga Julka Gramo, Eranda Libohova, Vikena Kamenica, Dilan Reka dhe Gent Rushi. Sa pikë mori nga kjo juri, nga Shqipëria profesioniste Duncan? Nuk do ta besoni por... 0 pikë! Po këtë e vërtëton votimi zyrtar i tyre publikuar në Eurovision.

Shtuar më 19/05/2019, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori