Zbulohet shuma marramendëse që fitoi "Melek" për serialin e ri (FOTO LAJM)
Aktoren turke Beren Gokyildiz tanimë nuk do ta njohim me emrin "Melek", por me emrin "Ojky" sepse sot në TV Klan filloi seriali më i ri "Bija ime" ku ajo është protagoniste kryesore.

Ajo luan rolin e një vajze 8-vjeçare shumë të zgjuar që përpiqet të fitojë dashurinë e të atit i cili e ka braktisur.

Edhe pse shumë e vogël, Beren Gokyildiz është një nga aktoret më të paguara dhe për këtë serial ka fituar 25 mijë lira në muaj.

Ndërsa në serialin "Nënë" bëhet e ditur se aktorja fitonte më pak, sepse sapo kishte filluar të njihej. Asokohe ajo paguhej 20 mijë lira në muaj.
Shtuar më 27/09/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori