Zbulohet shoqëruesja e veçantë e dasmës së Angela Martinit! (FOTO LAJM)

Modelja e njohur Angela Martini na habiti të gjithëve me vendimin e saj të papritur për të kurorëzuar dashurinë e saj me biznesmenin rumun Dragos Savulescu.

Shoqëruesja e veçantë e dasmës së tyre të çmendur ishe këngëtarja Bleona Qerreti. Dihej miqësia e ngushtë mes dy vajzave simpatike, por që ishin kaq të afërta nuk e kishim menduar ndonjëherë.

Bleona ka treguar se është emocionuar shumë kur Angela i ka kërkuar që ajo të jetë dëshmitarja e dasmës së saj.

“Dy nga njerëzit më të bukur brenda dhe jashtë që kam takuar ndonjëherë: Angela Martini dhe Dragos Savulescu!!! U përlota kur më kërkuan të isha dëshmitarja dhe shoqëruesja e nuses në ditën e tyre shumë speciale të martesës!!! Faleminderit që më bëre pjesë të këtij momenti të rëndësishëm në jetën tënde, motra ime e bukur Angela. Të dua dhe do të të kem me vet përgjithmonë!!! Ju uroj gjithë dashurinë dhe lumturinë e botës dhe Zoti ju bekoftë të dyve. Me trashëgime dhe jetë të lumtur”, shkruan Bleona në “Instagram”. /albeu.com/

Shtuar më 13/12/2017, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori