Zbulohet shkaku pse Rihanna po vonon albumin
Një album i cili është në punë e sipër dhe shumë projekte të tjera jashtë kësaj fushe, duket se e kanë çorientuar paksa Rihannan. Ajo aktualisht po meret me një linjë çorapesh, duke bërë kështu që mos ti dedikohet me kohë të plotë albumit të saj më të ri.

Një ndër arsyet që Rihanna ende nuk po publikon albumin e saj të ri “Anti” është pozicioni i ri i saj. Rihanna është drejtoresha artistike e një linje çorapesh në bashkëpunim me firmën kaliforniane, Stance.

Rihanna ka stiluar koleksionin e dytë, i cili ka dalë në treg. "Vetëm një muzë si e pazakonshmja Rihanna mund të stilonte një koleksion të tillë", thonë drejtuesit e firmës për këtë linjë që mban emrin “Broke Bitch”. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori