U gjetën të ngordhur, konfirmohet gripi i shpendëve te pelikanët në zonën e Prespës (VIDEO)

Gripi i shpendëve është konfirmuar edhe te pelikanët në zonën e Prespës. Një çift pelikanësh është gjetur i ngordhur dhe pas analizve është konfirmuar se janë prekur nga ky grip.

Kujtojmë që pak ditë më parë Agjenca e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit lajmëroi se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket ka prekur tanimë shpendët edhe në territorin tonë.

Kujtojmë se prania e gripit të shpendëve në vendin tonë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Bujqësisë ditën e diel. Shpendët e ngordhura në masë në qytetin e Durrësit kanë nisur tashmë që të groposen. /albeu.com

 

 


Shtuar 22.03.2022 10:36