Zbulohet misteri, ja ndryshimet që pësoi Barbie
Kukulla e famshme Barbie tani ka tre masa të reja trupore, e gjatë, e imët dhe topolake. Ikona e famshme bionde e cila është me një histori 57-vjeçare, ndryshon në shekullin e 21-të pas presioneve për bukurinë ideale, por edhe kritikave të vazhdueshme për format trupore të modelit origjinal.

Richard Dickson, presidenti i kompanisë “Mattel”, ka thënë se “Barbie duhet të përshtatet me kohën”, ndaj edhe vendosi ta transformojë portretin e biondes më shumë se gjysmëshekullore.

Format e reja të trupit vijnë edhe me tone të reja të lëkurës dhe ngjyrës së flokëve. Ndryshimet e Barbie-t përfshijnë një gamë të gjerë ndryshimesh që kanë ndodhur në shekullin e 21-të në SHBA, ndaj kjo është edhe arsyeja që kompania “Mattel” mori vendimin për ta ndryshuar ikonën e bukurisë.

Këto variante të reja startojnë shitjet në internet në datën 28 janar dhe më pas gjatë gjithë vitit në dyqanet me pakicë. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori