Zbulohet i dashuri misterioz i Roza Latit, plot me tatuazhe

Moderatorja e njohur e emisionit "Why not", Roza Lati, prej disa ditësh vendosi të zhdukej nga Instagrami, pa dhënë asnjë shpjegim për fansat për mbylljen e llogarisë së saj.

Siç duket, Roza vendosi të shijonte disa ditë qetësie në jetën e saj krah të dashurit me tatuazhe, emri i së cilit u bë publik nga mediat një muaj më parë.

Ditën e sotme, moderatorja ka vendosur ti rikthehet Instagramit, ku ka postuar një foto në shoqërinë e partnerit të shumëpërfolur.

Ata shfaqen së bashku me pushime, teksa Roza ka pozuar e veshur me bikini, ndërkohë që mbi trupin e saj është mbështetur dora e mashkullit me tatuazhe, fytyra e të cilit nuk duket shkruan xing.al.

"U riktheva", shkruan Roza në foton e publikuar, e cila ka marrë menjëherë qindra komente nga fansat. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2018, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori