Zbulohet fytyra e bukur që do të zëvendësojë Marina Vjollcën në Top Channel
Që kur Marina la Procesin Sportiv për Klanin, Edi Manushi moderoi thuajse i vetëm.

Ndonjëherë pati vajza në panel, por vetëm aq. Shoqëruesja për Manushin u gjet tani, prag Botërori.

Në spotin publicitar të Top Arena, Manushi, i cili përndiqet nga kaq shumë vajza, njihet me Ponarin e cila është njëherazi dhe dentistja e tij. Ponari është dentiste dhe në jetë, jo thjesht në spot.

Më parë, Fjoralba ka konkurruar tek The Voice dhe ka raportuar nga The Voice Room sezonin e kaluar shkruan anabel.

Tani, një detyrë më e rëndësishme i është ngarkuar mbi supe. Sipas spotit, Top Arena do të transmetohet çdo natë që prej 14 qershorit.
Shtuar më 09/06/2018, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori