Zbulohet e vërteta e largimit të Rinës nga muzika, deklarata e menaxherit shokon fansat (FOTO LAJM)

Në fillim të këtij muaj reperja shumë e komentuar dhe që pati shumë sukses, Rina Balaj u zhduk papritur nga rrjetet sociale. Motra e saj njoftoi se Rina do shkëputet për pak kohë. Menjëherë pas këtij vendimi të Rinës, u përfol se reperja ka pasur mosmarrëveshje me labelin "On Records".

Menaxheri i "On Records", Met Elshani reagoi javë më parë duke deklaruar se raportet e tij me Rinën janë shumë të mira dhe se arsyeja pse ajo ka marrë pauzë është personale.

Mirëpo ditën e sotme një e papritur ka ndodhur me llogarinë në Instagram të Rinës i cili është hapur sërish, por fotot e reperes janë fshirë dhe emri ka ndryshuar. Tanimë llogaria që Rina kishte në Instagram mban emrin "Onrecordsofficial" dhe në të janë prezantuar dy artiste të reja, Sidoela dhe Eanda.

Kjo nuk është pritur mirë nga fansat e Rinës të cilët kanë shpërthyer në ofendime. Pas kësaj, menaxheri Met Elshani ka reaguar me një status ku deklaron se Rina e ka lënë muzikën, deklaratë e cila i ka shokuar fansat e reperes. Met Elshani bën gjithashtu të ditur se Rina është larguar edhe nga On Records.

"Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës, me këtë shkrim po ju njoftojmë se Rina me dëshirën e saj e ka lënë muzikën dhe se nuk është pjesë e On Records. Sa i përket Instagramit është pronë e Onrecords me kontratë. Faleminderit për mirëkuptimin", shkruan Elshani.
Shtuar më 29/10/2019, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori