Zbulohet çifti i ri në showbiz, reperja shqiptare e lidhur me menaxherin e saj (FOTO LAJM)

Ajo është një ndër reperet më të reja shqiptare por jo më pak të njohura!

Melinda Ademi është e njohur për diss-et e saj për reperet e tjera nga Kosova, por sa i përket jetës private, ka qenë gjithnjë hermetike.

Megjithatë, një burim për lajmi.net bën me dije se ajo është në një lidhje dashurie.

Sipas këtij burimi, Melinda po jeton një romancë me menaxherin e kompanisë “Panda”, nën menaxhimin e së cilës reperja është që nga fillimi i karrierës.

Bëhet fjalë për menaxherin Faton Aliu me të cilin po qarkullojnë edhe foto bashkë në Instagram.

Ky lajm nuk është konfirmuar ende nga dyshja dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Shtuar më 31/07/2019, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori