Zbulohet bashkëshortja "sekrete" e Renis Gjokës (FOTO LAJM)

Para disa javësh këngëtari i njohur Renis Gjoka befasoi fansat me një postim në rrjetet sociale.

Ai zbuloi se ishte bërë baba për herë të parë i një vogëlusheje të quajtur, Aura.“Dashuria e jetës sime”, shkruante këngëtari në foton ku nuk zbulonte imazhin e të porsalindurës.

Lajmi ishte i papritur për të gjithë, pasi Renisi nuk kishte zbuluar ende identitetin e partneres.

Megjithatë “Panorama Plus” shkruan se partnerja e Renis Gjokës është një vajzë me emrin Jona dhe dyshja ka një histori të gjatë dashurie.

Jona është me profesion ekonomiste dhe punon në një institucion bankar në vendin tonë.

Historia e dashurisë mes tyre ka nisur që në vitin 2010 dhe Renisi është kujdesur në maksimum që marrëdhënien e tij ta mbajë sa më larg mediave.

Në vitin 2014, Renisi i dedikoi Jonës këngën “Dashuria ime ti”, e cila ishte pjesë e festivalit të “Kënga Magjike".
Shtuar më 08/07/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori