Kohët e fundit aktori i famshëm
Johnny Depp është shfaqur në dalje publike më i dobët se asnjëherë tjetër.
Mediat e huaja dhe fansat aluduan se mos 55- vjeçari kishte
probleme me
shëndetin, ama pas një deklarate të menaxherit të tij lajmi u përgënjeshtrua.
Ditën e sotme është marrë vesh se në fakt aktorin e njohur e mundon diçka dhe
bëhet fjalë për gjendjen shëndetësore të të birit 16- vjeçar John Christopher.
Sipas raportimeve nga Daily Mail, djali i aktorit momentalisht është duke u përballur me disa
probleme serioze që lidhen me
shëndetin e tij fizik.
Nuk
bëhet ende e qartë diagnoza që e mundon 16- vjeçarin, ama duket sikur kjo diagnozë shtë arsyeja e humbjes në peshë dhe e periudhës stresuese që po kalon i ati.
Shtuar më 28/06/2018,
ora 23:36