Zbulohet arsyeja e gjendjes së mjerueshme të Johnny Deep

Kohët e fundit aktori i famshëm Johnny Depp është shfaqur në dalje publike më i dobët se asnjëherë tjetër.

Mediat e huaja dhe fansat aluduan se mos 55- vjeçari kishte probleme me shëndetin, ama pas një deklarate të menaxherit të tij lajmi u përgënjeshtrua.

Ditën e sotme është marrë vesh se në fakt aktorin e njohur e mundon diçka dhe bëhet fjalë për gjendjen shëndetësore të të birit 16- vjeçar John Christopher.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, djali i aktorit momentalisht është duke u përballur me disa probleme serioze që lidhen me shëndetin e tij fizik.

Nuk bëhet ende e qartë diagnoza që e mundon 16- vjeçarin, ama duket sikur kjo diagnozë shtë arsyeja e humbjes në peshë dhe e periudhës stresuese që po kalon i ati.
Shtuar më 28/06/2018, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori