Zbulohet arsyeja e fortë pse Arbana nuk i shkoi në dasmë Ledionit dhe Sarës
Spekulimet ishin të shumta në momentin kur Arbana Osmani nuk u shfaq në dasmën e mbajtur në Como, Itali, të Ledion Liços dhe Sara Hoxhës.

Siç e dimë të gjithë, Arbana dhe Ledioni janë miq të ngushtë prej vitesh, por të gjithë menduam se pati një krisje mes marrëdhënies së tyre.

Ky detaj u përfol gjatë në media dhe ditën e sotme Arbana i ka dhënë fund të gjitha aludimeve.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video promo të emisionit "Dua të të bëj të lumtur", skenat e të cilës janë xhiruar në Toskana të Italisë.

Mesa duket, xhirimet e punës e kanë penguar Arbanën të jetë në ditën më të lumtur të jetës së mikut të saj, Ledionit.
Shtuar më 17/09/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori