Zbulohet aktori me HIV (FOTO LAJM)

Kohë më parë u përfol shumë në lidhje me një aktor të prekur me virusin HIV, por tashmë duket se ka dalë në dritë të diellit. Bëhet fjalë për komedianin Charlie Sheen.

Gjatë një emisioni, aktori Charlie Sheen ka dalë hapur. “Prej katër vitesh jam infektuar me HIV. Kam vite që paguaj miliona dollarë shantazhuesve”, ka thënë ai.

“Mendoj se e kam çliruar veten nga një burg sot”, tha ai për NBC, duke iu referuar spekulimeve për shëndetin e tij. Një prej prostitutave të luksit ka treguar se aktori ishte i dëshpëruar gjatë kësaj kohe.

“Ai merrte yje të pornografisë çdo mbrëmje dhe paguante 25 deri në 30 mijë dollarë për të bërë seks me to. Shikonte filmat e tij të vjetër me radhë dhe konsumonte kokainë”, ka rrëfyer ajo.

Aktori është i famshëm për filmat e tij, por edhe për stilin e jetesës. Ai ka abuzuar me drogën dhe alkoolin dhe në një intervistë të para pak muajve, ka pranuar se ka shkuar me më shumë se 5 mijë femra.

Charlie mendoi se ishte i paprekshëm dhe nuk mori masa, edhe pse përdorte praktika seksi me rrezik të lartë”, ka thënë një mik i ngushtë i tij.

Sheen raportohet të ketë fjetur me plot 5 mijë femra. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2015, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori