Gjendet një trup i dekompozuar në një lulishte të Elbasanit

Një kufomë e dekompozuar është gjetur në një lulishte në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se bëhet fjalë për një person endacak, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, saqë trupi kishte nisur të dekompozohej.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 12:43