Zbulohen këngëtarët që do këndojnë në dasmën e Turit dhe Orindës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dasma e Turit dhe Orindës është ajo që po pritet me padurim nga njerëzit dhe komentet janë vërtet të shumta lidhur më të.

Por ata deri tani kanë preferuar të mos prononcohen lidhur me të ftuarit, muzikën apo ku do të organizohet dasma.

Megjithatë të ftuar në emisionin Lart e Poshtë gazetarët Ervin Kurti dhe Suada Daci kanë zbuluar disa detaje për dasmën e Orindës dhe Turit.

"Do jetë një spektakël i vërtetë, do bëhet në një kopësht me drita, do ketë shumë të ftuar", tregoi Ervin Kurti.

Ndërsa Suada Daci zbuloi se në dasmë do të këndojnë Aurela Gaçe dhe Artjola Toska. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori