Zbardhen detajet tronditëse të grabitjes së Kim Kardashian
Detaje të reja janë publikuar sa i takon grabitjes spektakolare të Kim Kardashian në Paris, gjatë orëve të para të së hënës. Ylli i reality show-t druhej se 5 grabitësit mund ta përdhunonin, pasi ajo ishte duke fjetur në shtratin e saj, e veshur vetëm me një robdeshambër.

Me t’u ngjitur në dhomën e saj, grabitësit i morën celularin, e tërhoqën zvarrë nga krevati, i lidhën këmbë e duar dhe e hodhën në vaskë. Teksa 35-vjeçarja u lutej atyre për mëshirë duke ulëritur se kishte dy fëmijë, mikesha e saj Simone Harouche u çua nga krevati saj në katin e parë, u mbyll në tualet dhe telefonoi menjëherë truprojën e Kim, Pascal Duvier, i cili ndodhej në një club rreth 4 km larg, me Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner.

Duvier mundi të arrinte në apartament vetëm 2 minuta pas arratisjes së grabitësve, tashme është në qendër të kritikave pasi lejoi një mungesë të tillë sigurie. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2016, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori