“Juventus po kalon një cikël të ri”, Elkann mbron klubin

Ai bëri një koment mjaft të rrallë.

Kreu i familjes së madhe Agnelli, John Elkann, beson se Juventusi do të rikthehet në fronin italian në të ardhmen e afërt. Dhe ai do ta bëjë këtë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Në Serie A, Juve shkoi i pamposhtur, duke fituar dy ndeshje dhe duke barazuar tre, por sezoni i Champions League filloi me një humbje 1-2 ndaj PSG. Klubi mbetet në krye, por a po shkon në drejtimin e duhur? Kështu mendon Elkani.

“Jam më se i sigurt, jam i bindur! Sepse Juventus po kalon një cikël të ri, siç ka ndodhur shumë herë në historinë 100-vjeçare që lidh familjen time me fanellën e Juventusit.

Në vitin 2023, familja ime do të festojë 100 vjet me Juventusin, një rekord botëror. Dhe kjo është një lidhje e fortë që përcillet brez pas brezi. Pas çdo cikli, duhet të keni durim për t’u rikuperuar.” /albeu.com/