Çifti Berisha voton! (VIDEO)

Teksa Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot zgjedhjet në 14 degë, mes tyre është edhe ajo numër 2, ku voton edhe ish-kryeministri Berisha.

Qendra e votimit është vendosur në selinë e PD dhe Berisha ka mbërritur i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, teksa është ndalur disa çaste për të takuar dhe bërë fotografi me mbështetësit.

Ndërkohë kujtojmë se në këtë degë, janë tre kandidatët për kryetar: Dritan Gazidedja, Irma Marku dhe Ylber Gjeta./albeu.com