Zayn Malik: Si më ndihmoi Gigi të kaloja problemet me ankthin dhe ushqimin (FOTO LAJM)

Ish pjestari i grupit One Direction Zayn Malik në një intervistë për "The Times" ka folur rreth problemeve me ankthin, çrregullimet me ushqimin, largimin nga grupi dhe se si e dashura e tij Gigi Hadid e ndihmoi atë.

Zayn Malik tha se tashmë problemet me ankthin dhe ushqimin janë larguar.

“Ishte diçka me të cilin po luftoja kur isha te One Direction. Njerëzit e dallonin forcën time aty. Jemi të gjithë humanë. Njerëzit shpesh herë kanë frikë t’i pranojnë vështirësitë, por unë nuk besoj se duhet të ketë një “luftë” me çdo gjë, kjo është e vërteta.

Ai është shprehur gjithashtu se kur ishte në grupin One Direction, vuante për të ngrënë dhe kur u kthye te e ëma, e kuptoi se çfarë kishte humbur.

Për sa i përket të dashurës së tij, modeles Gigi Hadid, këngëtari 24 vjeçar u shkre se ka jetuar me të që nga viti i kaluar dhe ajo ka dalë me familjen e tij, edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë në qytetin e tij Bradford.

Zayn ka zbukuar se e thërret atë Gee, ndërkohë që Hadid e thërret Zee. Kanë edhe pseudonime të tjera, të cilat ka vendosur t’i mbajë private.

Zayn dhe Gigi njihen si një ndër çiftet më perfektë të show bizit ./Albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori