Zajmina Vasjari: Në dashuri jam tekanjoze...
Zajmina Vasjari, gjatë ditëve të fundit ka ardhur me një projekt të ri, këngën e titulluar “Me u kthy”, e cila në qendër të fabulës së saj ka historinë e një çifti të dashuruarish, që nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin.

Por, siç duket, teksti i shkruar nga Rozana Radi na tregon edhe historinë e vetë Zajminës, e cila në një intervistë për “Bluetooth” shpjegon se “ashtu si të gjithë, edhe ajo e gjen veten në këtë këngë”.

Këngëtarja e cila prej kohësh ka treguar se e ka gjetur dashurinë, tregon gjithashtu se në marrëdhënie është tekanjoze, me tolerancë zero, por nuk tregon asgjë më shumë. Planet “i mbeten jetës time private, që nuk dua ta bëj publike”, ka shtuar më tej ajo. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2016, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori