Zaimina Vasjari "tërbon" fqinjët, del me bikini në oborrin e vilës luksoze (FOTO LAJM)

Ndonëse prej vitesh i ka munguar muzikës, Zaimina vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, në media, emisione e intervista.

Gjatë kësaj kohe në karantinë, Zaimina ka postuar shpesh foto nga ambientet brenda shtëpisë ndërsa tani me ardhjen e temperaturave të ngrohta, ajo po shfrytëzon diellin për të marrë rreze në oborr

Biznesmenia ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet në super formë me bikini leopardi teksa në duar mban një pjatë me pasta.

"Do dikush pasta?", pyet Zaimina ndërsa komentet e komplimentat kanë qenë të shumta. Një koment që bie në sy është i moderatores Jona Spahiu e cila shkruan: "Ti dhe buke thate te nxjerresh, te gjithe ne oborr do i kesh".




Shtuar më 01/06/2020, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori