Zaimina poston vajzën si rrallëherë: Falenderoj zotin! (FOTO LAJM)

Zaimina dhe partneri i saj i shumë viteve u bënë për herë të parë prindër të vogëlushes Khloe në janar të këtij viti. Që prej asaj kohe, Vasjari është treguar skeptike në publikimin e fotove të vajzës, deri më tani.

Khloe duket se është rritur dhe mami Zaimina nuk reziston dot pa e ndarë krenarinë dhe dashurinë që ndien me miqtë dhe ndjekësit e saj.

Pak ditë më parë, ajo postoi një foto të vogëlushes, për herë të parë pa filtra ku dukej gjysma e fytyrës së saj. Dhe siç mund ta shihni, Khloe ka trashëguar tiparet më të bukura të të dyve.

Rreth 2 orë më parë, Zaimina ka publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it, në Instastory foto nga pushimet e para të vajzës shkruan anabel.

Ndonëse ka zgjedhur të mos e nxjerrë ende të plotë fytyrën e së bijës, duket se Khloe po e shijon detin në maksimum.

Shtuar më 22/07/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori