Zaimina përlot publikun, bën një falenderim për të gjitha nënat
E ftuar në “Xing me Ermalin” Zaimina ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë që i ka falur ardhja në jetë e vajzës së saj Chloe.

“Është kënaqësia më e bukur që mund t’i ndodhë një femre”, tha Zaimina, fjali e cila u duartrokit shumë nga publiku.

“Dua të përshëndes të gjitha nënat që janë sot këtu. Dua të përshëndes dhe mamin tim sepse kur bëhesh nënë vetë, nëse ke qenë mirënjohëse më përpara, bëhesh një mijëfish mirënjohëse.

Duhet t’i falenderojmë për gjithë sakrificën, dashurinë pa kushte, për të gjitha gjërat e mira që na kanë falur në jetë”, u shpreh këngëtarja. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori