U gjet i vdekur në një kanal në Fushë-Krujë, flet nëna e 34-vjeçarit: Çfarë më tha në telefon, kur fola me të

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 34- vjeçarin Indrit Ndoj që u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.

Personi i fundit që ka komunikuar me 34-vjeçarin ka qenë nëna e tij, e cila tha për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e djeshme.

BalkanbËeb raporton se nëna ka deklaruar se ka pyetur të birin nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën, dhe 34-vjeçari i ka thënë se do të vijë.

Nëna tha gjithashtu për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as një lagje dhe me askënd tjetër. Kjo e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje.

Grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tabulatet në mënyrë që zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej.