Kanadaja mbajti hapur turbinën e Nord Stream 1, Putin zbulon arsyen

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendimi i Kanadasë për të pezulluar kthimin e turbinës Nord Stream 1 nuk është politik dhe nuk lidhet me operacionin special të Rusisë në Ukrainë.

“Ai vendim nuk bazohet në asnjë çështje politike, madje as në operacionin tonë special në Donbass. Motivet janë pragmatike dhe lidhen me përpjekjen për të hyrë në tregun evropian”-tha Putin në forumin “Ide të forta për kohët e reja, u shpreh ai.

Putin vlerësoi se vetë Kanadaja dëshiron të hyjë në tregun evropian me naftën dhe gazin e saj.

Kanadaja do t’i kthejë Gjermanisë një turbinë ruse të riparuar që i nevojitet për gazsjellësin Nord Stream 1, pavarësisht kundërshtimeve nga Ukraina. Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson, tha në një deklaratë të shtunën se qeveria po lëshonte një “leje të kufizuar dhe të revokueshme” për të përjashtuar kthimin e turbinave nga sanksionet e saj ruse./albeu.com