“Jo luftës”, basketbollistët e Ukrainës shpërthejnë në lot gjatë këndimit të himnit

Kombëtarja e basketbollit të Ukrainës u prit me duartrokitje në Spanjë, ku luajti në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2023.

Ukrainasit luajnë atje në ditën kur Rusia pushtoi vendin e tyre dhe pushtoi një pjesë të territorit të saj me veprime ushtarake, përcjell GazetaBlic Sport.

Ukrainasit u tronditën dukshëm para fillimit të ndeshjes.

Me lot në sy ata kanë kënduar himnin dhe kamera ka kapur një mesazh të fortë në fytyrën e njërit prej tyre.

Në faqen e djathtë shkruhej “Jo luftë”.


Shtuar 24.02.2022 23:53