Ylli i Linkin Park foli në media për depresionin para se të vetvritej
Vetvrasja e yllit të 'Linkin Park" shkaktoi një rrëmujë shumë të madhe kudo në botë për shkak se grupi njihej shumë dhe kishte shumë fansa.

Ndërkohë përsa i përket detajeve të kësaj vetvrasjeve gjërat janë akoma duke u hetuar dhe duke u vlerësuar.

Megjithatë duhet thënë se në mediat ndërkombëtare po diskutohen intervistat e tij të mëparshme ku ai është shprehur për mënyrën si ndihej.

Në intervistën e fundit për “Mirror”, Bennington ka folur gjatë për depresionin dhe natyrën e kësaj sëmundjeje. Më poshtë janë shkëputur disa fraza që nga rrëfimi i tij i fundit.

“Arrita në një pikë të jetës sime ku ose do të dorëzohesha ose do të luftoja për atë që doja. Vendosa të luftoj për çfarë dua në këtë jetë. Dua lidhje të mira, dua njerëzit në jetën time, dua të shijoj jetën. Dua të shijoj të qenit baba dhe të pasurit miq të cilët më motivojnë të zgjohem në mëngjes dhe kjo ka qenë një torturë për mua”, – është shprehur ai.

Megjithatë, miqtë pranë grupit Linkin Park janë shprehur se që pas largimit të Chris Cornell, jeta nuk ishte më e njëjtë edhe për të ndjerin Bennington. Sipas tyre, muzika që ai bënte ishte e gjitha dedikuar Chris-it dhe hyri në një gjendje ku më tepër kishte komunikim në kokën e tij me njerëzit që nuk jetonin më, sesa me realitetin dhe kjo ishte shumë e dhimbshme për të gjithë ata që e kishin pranë.

“One More Light” – albumi i fundit i Linkin Park është përshkruar nga Bennington si një projekt shumë personal dhe njësoj si të kishte terapi për trurin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori