Reforma zgjedhore në krizë, veprimi i fundit i Rudina Hajdarit ndërlikon marrëveshjen

Pavarësisht se ra dakord për marrëveshjen e parë mes tyre, Rudina Hajdari e ka bojkotuar sot tryezën e reformës zgjedhore.

Ajo nuk shkoi sot në tryezë, ndërsa kishte ikur nga tryeza e kaluar, duke mos e përfunduar atë.

Kjo pasi nuk bishte dakord që të diskutonte se kush do ta fitonte tenderin e zgjedhjeve.

Prej orës 17.00 është mbledhur Këshilli Politik me përfaqësues të tre forcave të tjera politike, Damian Gjiknuri i PS, Oerd Bylykbashi i PD, dhe Petrit Vasili i lSI, të cilët po diskutojnë teknikalitetet e fundit, pas marrëveshjes së 5 qershorit.


Shtuar 18.06.2020 16:38