Lazio e Galatasaray e kalojnë fazën e grupeve të Europa League (VIDEO)

Lazio ka barazuar me Galatasaray në ndeshjen e gjashtë të Ligës së Evropës, por që të dyja e kanë kaluar fazën e grupeve. Të enjten në stadiumin “Olimpico”, italianët barazuan me turqit pa gola.

Galatasaray kalon në fazën nokaut me 12 pikë në vendin e parë, kurse Lazio mori nëntë pikë gjithsej.

Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj ishin titullar te Lazio. Strakosha e kompletoi ndeshjen në portë, kurse Hysaj u zëvendësua në minutën e 63-të. Në bankën rezervë ishte Vedat Muriqi.

Ndeshja tjetër e Grupit E ndërmjet Marseillet dhe Lokomotivës së Moskës i takoi vendasve.

Francezët fituan 1:0 dhe barten në Ligën e Konferencës nga vendi i tretë me shtatë pikë. Rusët mbetën të fundit me dy pikë. Golin e vetëm për Marseillen e shënoi Arkadiusz Milik në minutën e 35-të.


Shtuar 9.12.2021 23:24