Xhim Belushi nxjerr në shitje vilën e tij, ky është çmimi
Aktori dhe komediani amerikan me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ka vënë në shitje vilën e tij në Los Angeles, stil mesdhetar për shumën 27 milionë dollarë.

Prona në lagjen Brentwood hidhet sot në treg, pasi u la pezull që prej nëntorit të vitit të kaluar kur u përpoq të shitej për 29.9 milionë dollarë, tregojnë regjistrimet.

Për aktorin Belushi, 64 vjeç, kjo është hera e tretë që mundohet ta vëjë në shitje, kur për herë të parë në vitin 2017 vuri çmimin e kripur 38.5 milionë $.

Ai e bleu pasurinë e patundshme në vitin 2007 për vetëm 8.3 milionë dhe shembi shtëpine e viteve 1950-të që ishtem më parë atje, për të ndërtuar vilën që zotëron aktualisht.

Vila e cila është e madhe 1300 metra katrorë, ka 6 dhoma gjumi, 11 tualete dhe nje dhomë për shijimin e verës; ka gjithashtu edhe kopshte te stilit mesdhetar, lëndina, oborre, një pishinë dhe një Jacuzzi.

Xhim Belushi është bërë i njohur për publikun me programin "Saturday Night Live' (në shqip: Mbrëmja e së shtunës live) në mes të viteve ‘80-të dhe serialin "According to Jim" ( në shqip: Sipas Xhimit) i cili u shfaq në televzionët amerikane prej vitit 2001-2009. /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2019, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori