Xhihani përfundon me urgjencë në spital (FOTO LAJM)

Mediat turke kanë lajmëruar që në orët e para të ditës për një gjendje të rëndë të aktorit Erkan Petekkaya, i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Sipas mediave, shkak duket se është bërë një infeksion në traktin respirator dhe problemet me frymëmarrjen. Aktori i njohur, bashkë me ekipin e punës, kanë qenë në sheshxhirim për orë të tëra dhe në temperatura shumë të ulëta, gjë që është bërë shkak i gjendjes së rënduar shëndetësore.

Prej tri ditësh, Erkan Petekkaya po merr mjekim në një spital privat të Stambollit dhe mjekët thonë se gjendja është nën kontroll.

Bashkëshortja e Xhihanit, Didem Petekkaya, ka thënë për mediat se për momentin gjendja e aktorit është e stabilizuar: "Ka probleme me mushkëritë, por situata po përmirësohet shpejt”. /albeu.com/


Shtuar më 17/01/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori