"Xhihani" merr lajmin e hidhur, njeriu më i shtrenjtë i aktorit ndërron jetë (FOTO LAJM)

Aktori shumë i njohur turk, Erkan Petekkaya ka marrë një lajm të hidhur. Nëna e aktorit, Sherife është ndarë nga jeta. Ajo prej kohësh kurohej për sëmundjen e Alzheimerit.

Nëna e aktorit u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmin e hidhur, Erkan Petekkaya e dha për të gjithë të afërmit dhe miqtë me një postim në rrjete sociale.

“Humbëm nënën time të dashur për shkak të sëmundjes Alzheimer nga e cila vuante prej 2 vitesh. Ju lutem lutuni për shpirtin e saj të bukur”-shkruajti Pettekaya.

Aktori është kujdesur shumë për nënën e tij gjatë kësaj kohe. Ai bleu një shtëpi të re për prindërit e tij dhe punësoi dy kujdestare.
Shtuar më 31/10/2020, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori