Xhihani dërgohet me urgjencë në spital
Aktori mjaft i njohur edhe për publikun shqiptar, i cili pikasi me rolin e tij Xhihan në serialin "Fate të Kryqëzuara", është shtruar në spital, pasi mësohet se do ti nënshtrohet një ndërhyrje në veshka.

Mediat turke raportojnë se aktori Erkan Petekkaya, pasditen e së mërkurës është dërguar me urgjencë në spital.

Thuhet se aktori 46 vjeçar po kryen disa kontrolle në një spital privat në Stamboll dhe shumë shpejt do ti nënshtrohet një ndërhyrje në veshka. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori