Zaniolo i dëmtuar shijon romancën me aktoren italiane

Mesfushori i Romës Nicolo Zaniolo është duke e marrë veten nga një dëmtim serioz, megjithatë këtë kohë pa futbollin po e shfrytëzon mjaft mirë për t’u marrë me jetën e tij private.

Mediet italiane shkruajnë se futbollisti ka filluar lidhjen me aktoren e re Elisa Visari.

Ajo njihet më së shumti për rolin e saj në serialin “Don Matteo”.

Elisa shihet si aktore mjaft premtuese në Itali, derisa po merr famë edhe si modele.


Shtuar 25.02.2020 17:57