Xhensila zbulon detajin si duke dhoma e Ajkës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në korrik të këtij viti, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën vogëlushen e tyre që e quajtën Ajka.

Deri tani çifti ka vendosur që mos të publikojë një foto të vajzë ku duket edhe fytyra e saj. Por Xhensila ka ndarë me fansat e saj detaje nga dhoma e Ajkës shkruan PanormaPlus.

Para se ajo të sillte në jetë vogëlushen, tregoi se muret e dhomës ishin kthye në një vepër arti, ku në të u pikturuan trëndafila të mëdha ngjyrë rozë, mbi sfondin jeshil dhe lejla.

Ndërsa ditën e sotme këngëtarja ka postuar një tjetër foto nga dhoma e së bijës. Në të dallohet koka e krevatit të vogëlushes e cila është e dizajnuar në formën e një kurore princeshe, ndërsa me të lidhet edhe perdja.
Shtuar më 18/10/2018, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori