Xhensila u përgjigjet hapur atyre që e quajnë të shtirur
Me gjithë transparencën e mundshme, përgjatë viteve, disa njerëz e kanë quajtur Xhensila Myrtezajin të shtirur.

Nuk mund t’ia vëmë gishtin një tipari a një sjelljeje të veçantë, por s’mund ta mohojmë që këngëtarja është akuzuar si e tillë. Për herë të parë, ajo iu përgjigj këtyre akuzave në një intervistë për Prive.

Foli gjatë, por praktikisht tha se përderisa e tillë ka qenë gjithmonë, pse duhet t’i bëjë përshtypje publikut dhe se tani nuk i intereson më ç’thonë për të:

“Më përpara e kam pasur shumë problem faktin që njerëzit kanë qenë dyshues, skeptikë sepse unë nuk kam pasur skandale, sepse unë kështu kam qenë gjithmonë, sepse unë këtë fytyrë kam pasur gjithmonë. Dhe thoja pse duhet të ndodhi kjo. Unë nuk jam shenjtore, askush nuk është. Kam qenë gjithmonë korrekte në jetën time dhe korrekte ndaj njerëzve që më kanë rrethuar. Kjo më ka karakterizuar gjithmonë. Tani jam bërë shumë moskokëcarëse, jam krijuar shumë më shumë siguri në vetvete dhe as më intereson më se çfarë thonë të tjerët. Kam filluar të ndjek atë shpirtin tim, mendjen time dhe rrethin tim të ngushtë. Ata ndonjëherë të duan më shumë se çdo ti veten. Sidomos mamaja ime, sidomos Besi. Tani që kam Ajkën kuptoj që mund të duash më shumë tjetrin se veten. Tani kam filluar të dua dhe veten, kam dhe njerëzit që më duan përreth, për të tjerëat s’më intereson fare.

“Njerëzit edhe s’kanë faj se përreth ka shumë hipokrizi. Përgjatë viteve, kam krijuar një kupolë në jetën time private që askush nuk mund të depërtojë. Unë nuk shquhem për ndonjë shoqëri të madhe, unë nuk shquhem për skandale. Nuk është rastësi, nuk është shtirje që unë të jem e njëjta përgjatë gjithë jetës dhe përgjatë gjithë kohës që kam qenë pjesë e televizioneve. Kam arritur në pikën që e di çfarë dua, di çfarë të selektoj, di çfarë më mërzit dhe di se çfarë i bëj block me mendjen time.

Asnjë gjë nuk ka vlerë para shëndetit të familjeve, zërat nuk interferojnë më te unë. Nuk e vras mendjen aq shumë. Nuk më pengon fare. Unë vazhdoj jetën time dhe se çfarë mendojnë të tjerët nuk më shqetëson fare. Unë jam këtu për të sjellë muzikë, jo për t’u treguar njerëzve shiko se unë jam e mirë. Unë nuk jam shenjtore, jam shumë korrekte. Dhe kjo gjë më karakterizon. Dhe për sa kohë s’kam skandale, për sa kohë kam një jetë familjare, një karrierë të kornizuar, s’është çudi të jem kështu.”
Shtuar më 17/11/2019, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori