Xhensila tregon datën e martesës
Mbrëmjen e sotme në kuadër të programit veror “21 gradë”, befasitë e shumta po i përjeton Xhensila Myrtezaj

Në këtë emision Xhensila ka cekur disa nga momentet e karrierës së sja. Por, pak më shumë u ndal në klipin e fundit të publikuar para tre ditësh “High Love” ku numëron më se 500 mijë klikime.

Ajo për herë të parë tregoi për datën e martesës. Pyetjes së Bleronës se kur do të jetë data që Xhensila dhe Besi t’i japin fund beqarisë, Xhensila tregoi enkas për “21 Gradë” se vera e ardhshme do të sjellë risi në jetën e tyre duke e kurorzuar dashurinë me martesë.

Xhensila gjithashtu foli dhe për planet e pakta të cilat i ka bërë për dasmë. Ajo tregoi se dasma do të mbahet në Tiranë, sepse është kryeqyteti shqipëtar vendi ku ajo dhe Besi jetojnë.

Xhensila Myrtezaj, që nga fillimi i karrierës ishte e suksesshme dhe shumë shpejtë u fut në treg me kengën e parë “Enxhelli im”. Numri i fansave të saj filloi të rritet shumë shpejtë me hitet e shumta që ajo i ka sjellë.

Në këtë emision veror, të gjithë shikuesit kanë mundësi të jenë pjesë e emisionit me anë të rrjeteve sociale si “SnapChat” duke regjistruar rtv21-21grade, po ashtu ju mund të kontaktoni me “Facebook”, “Instagram” apo “What’s up” dhe “Viber” në numrin e telefonit 045 21 02 21./Abeu.com/
Shtuar më 05/07/2016, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori