Xhensila thyen rekord me fotografitë e dasmës (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme u mbajt dasma e paharruar e çiftit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dasma u mbajt në një ambient përrallor në Pallatin Presidencial në Tiranë, ku të pranishëm ishin emra të njohur të estradës, shkruan lajmi.net.Imazhet nga dasma e Xhensilës dhe Besit kanë bërë xhiron në rrjete sociale, madje ato po thyejn çdo rekord.

Nusja Xhensila kishte hedhur në llogarinë e saj në Instagram disa prej imazheve nga momentet më të bukura të dasmës, të cilat kanë marrë numër të madh pëlqimesh.


Në njërën nga fotografitë, Xhensila ka arritur shifrën mbi 100 mijë pëlqime në më pak se 24 orë, gjë që nuk ka arritur ta bëjë askush nga estrada shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori